Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë të mërkurën në workshopin e organizuar në QKUK-ja si vazhdimësi e ngritjes dhe zgjerimit të shërbimit Stroke në Kosovë.
Në këtë punëtori, ku morën pjesë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, prof. Serdar Geyik, neuroradiolog intervent dhe prof. dr. Arsida Bajram, neurolog intervent nga Spitali Universitar Aydin në Stamboll, ministri Vitia ka falënderuar profesorët nga Turqia për mbështetjen në përgatitjen e profesionistëve shëndetësorë të Kosovës për këtë shërbim.
“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja shprehin gatishmërinë dhe rëndësinë për funksionalizimin e shërbimit për Stroke si shërbim i domosdoshëm”, ka deklaruar Vitia.
Qëllimi i këtij workshopi ishte vazhdimësi e mbështetjes në përgatitjen e stafit, mbështetjen e implementimit dhe organizimin e shërbimit për Stroke në Kosovë.


























