Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë organizuar ekspozitën “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90, transmeton KosovaPost.

Ekspozita shërben si dëshmi e kujtesës historike dhe e pasojave të luftës mbi trashëgiminë kulturore e fetare.

Siç njofton Komuna e Prizrenit, ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 7 shkurt 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Në hapje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish