Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, dyshime për transport ar*mësh

    Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, dyshime për transport ar*mësh

    Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

    Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

    Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK

    Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK

    Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme

    Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet të padiskutueshëm

    Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

    Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

    AKU bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

    AKU bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

    Ministrja Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh në Londër

    Ministrja Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh në Londër

    Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik

    Nagavci: VV-ja ishte e bindur që Glauk Konjufca ka më shumë vota në Kuvend sesa Vjosa Osmani

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Ekziston rrezik i madh”, Petritsch: Nuk e duam edhe një Republika Sërpska në Kosovë – ky është çelësi për problemin e veriut

23 Dhjetor 2023, 22:21
në Lajme
“Ekziston rrezik i madh”, Petritsch: Nuk e duam edhe një Republika Sërpska në Kosovë – ky është çelësi për problemin e veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Petritsch ka thënë se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, diplomati austriak shpreson që administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, të vazhdojë udhëheqësinë, sepse beson që ekipi i tij është i angazhuar për zgjidhje të drejtë.

Ndër tjerash, Petritsch ka thënë se incidenti i këtij viti në Banjskë të Kosovës duhet të shërbejë si mësim për rritje të vigjilencës në fushën e sigurisë, e cila do të ketë prioritet në vitin që vjen.

Ai ka bërë thirrje për përparim në procesin e dialogut, me arsyetimin se çdo zvarritje e procesit rrezikon përkeqësim të situatës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Petritsch, liderët e Kosovës kanë thënë se ky vit ka qenë më sfiduesi në aspektin e sigurisë, qysh prej pavarësisë, duke marrë shkak sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Si do ta përshkruanit ju?

Wolfgang Petritsch: Kjo ka qenë, padyshim, një pikë e ulët në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, nuk po flas vetëm për dialogun, për të cilin, fatkeqësisht, viti 2023 nuk ka qenë më i suksesshmi. Mendoj që incidenti në Banjskë do ta fokusojë vëmendjen në sigurinë dhe aspektin ushtarak në vitin e ardhshëm, kur është fjala për marrëdhëniet ndërmjet të dyja palëve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e thekson shpesh rrezikun e, siç thotë ajo, “sulmit të Serbisë ndaj Kosovës”, duke e përmendur si referencë incidentin në Banjskë. A ekziston një rrezik i tillë?

Wolfgang Petritsch: Ne jemi të lehtësuar që situata nuk është përshkallëzuar, ndonëse ka pasur potencial. Mirëpo, kjo na tregon se ekziston rrezik i madh që bisedimet e gjata dhe të vazhdueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat lehtësohen nga Bashkimi Evropian, të mos vazhdojnë më, ose të mos e kenë rëndësinë që e kanë pasur në të kaluarën. Në këtë aspekt, viti 2023 ka qenë njëmend vendimtar. Unë besoj që nëse nuk shfrytëzohet viti 2024, për ta nxitur BE-në dhe Beogradin e Prishtinën, që të mendojnë seriozisht për një qasje të re, atëherë nuk jam i sigurt nëse në vitin 2025 – pasi të kenë përfunduar zgjedhjet e vitit të ardhshëm – të ketë përparim substancial. Më pas, më 2025, kur të kemi Komisionin e ri në Bruksel dhe kur të kemi administratën e re në Uashington – shpresoj që do të ketë vazhdimësi të administratës [së presidentit Joe] Biden – atëherë do të jetë momenti i ri për të rinisur dialogun.

Nuk e duam një Republika Sërpska në Kosovë”

Pse thatë që shpresoni të ketë vazhdimësi të administratës Biden në Shtetet e Bashkuara, pas zgjedhjeve? A besoni se është më e favorshme për dialogun Kosovë-Serbi?

Wolfgang Petritsch: Po, mendoj se administrata Biden dhe ekipi i presidentit Biden janë më të interesuar për zgjidhje konstruktive. E kemi parë në të kaluarën administratën e [Donadl] Trumpit, zotin [Richard] Grenell, duke ndërmarrë veprime, që thjesht nuk ishin në interes të zgjidhjes së drejtë të konfliktit. Komuniteti ndërkombëtar, sidomos Bashkimi Evropian, duhet të ketë këtë lloj lirie për të gjetur zgjidhje evropiane për konfliktin. E thashë edhe më herët që duhet të shihet i gjithë procesi i anëtarësimit të rajonit, duhet të analizohet siguria e gjithë Ballkanit Perëndimor si tërësi. Pjesa e rëndësishme është që si Serbia, ashtu edhe Kosova, duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Prandaj, vetëm një zgjidhje evropiane është realizueshme. Kjo zgjidhje, më pas, do t’iu japë fund dy konflikteve të mëdha historike që datojnë prej rënies së ish-Jugosllavisë. Kjo është e mundshme.

Mendoj se çështja e Kosovës është më e lehtë, sesa ajo e Bosnje e Hercegovinës, sepse popullsia është e ndarë, ka shumicë dhe popullsi pakicë në veri të Kosovës. Prandaj, zgjidhja është më e lehtë sesa trekëndëshi që ekziston në Bosnje e Hercegovinë, në mes të tri komuniteteve etnike, dhe situata është më e vështirë dhe më komplekse për të gjetur zgjidhje. Një tjetër gjë që duhet thënë është se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje më e mirë sesa ajo e vitit 1995 për Bosnjën. Duhet të jetë më kualitative, më e drejtë, dhe sistemi qeverisës duhet të mendohet vërtet mirë.

Definitivisht ne nuk e duam edhe një Republika Sërpska në Kosovë, dhe ky model është përjashtuar nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk duhet përsëritur gabimi i njëjtë në Kosovë. Duhet të gjendet një zgjidhje më e drejtë për minoritetin serb. Kjo është në interes të madh të Prishtinës, andaj nuk duhet të parandalohet një sukses, duke qenë shumë të ashpër me gjërat që duhet të jenë më fleksibile në këtë traktat eventual të normalizimit.

Kosova të demonstrojë që mund të nisë dialog të brendshëm”

E përmendët që ka pak ndikim të Rusisë në Kosovë. Por këtë vit, NATO-ja e ka rritur numrin e trupave në misionin e saj KFOR. A besoni se kjo rritje është kyçe për të parandaluar çdo lloj konflikti?

Wolfgang Petritsch: Natyrisht, siguria është shumë e rëndësishme më 2024. Nëse kemi mësuar një mësim nga Banjska është që duhet të jemi shumë vigjilentë në aspektin e sigurisë. Për aq kohë sa marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit të jenë të parregulluara, për aq kohë sa nuk ka transparencë kur është fjala për mbështetje ekonomike të Beogradit në veri të Kosovës, atëherë Prishtina ka mundësi për fitore të madhe që përmes dialogut, Asociacionit, që të kërkojë transparencë, kontroll, sepse ndryshe nuk funksionon. Gjithçka duhet të jetë transparente, kjo është në interes të pushtit qendror. Është edhe në interes të popullsisë lokale, sepse as ata nuk e dinë ku shkojnë të gjitha paratë që ndan Beogradi. Dyshoj që shkojnë te të gjithë, dhe kjo është diçka që mund të rregullohet, mund të ketë transparencë dhe llogaridhënie.

Çfarë duhet të ketë Kosova prioritet më 2024?

Wolfgang Petritsch: Situata e sigurisë do të jetë me rëndësi. Me raste ka ekzistuar bindja në Bruksel, në Berlin apo Uashingtoni që Qeveria në Prishtinë nuk është duke bërë atë që duhet bërë. Kjo ka të bëjë me zgjedhjet lokale [në veri], që sipas mendimit tim nuk kanë qenë ide e mirë. Për të rregulluar administratën lokale, kryetarët janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit dhe kjo është temë që do të marrë shumë vëmendje. Prishtina duhet të fokusohet në këtë pikë, por edhe të këtë shtrirje ndëretnike. E di që është e vështirë, serbët më siguri nuk do ta mirëpresin, mirëpo duhet të tejkalohet ky nivel mosbesimi. Kosova duhet të bëjë përtej asaj që pritet prej saj dhe të demonstrojë që mund të nisë këtë dialog në nivel komuniteti.

Meqë i përmendet zgjedhjet lokale. A besoni që udhëzimi administrativ i lëshuar prej Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarëve është mënyra e duhur për këtë proces?

Wolfgang Petritsch: Nuk i di të gjitha detajet. Por, parimi që duhet ndjekur nga secila qeveri në Prishtinë është që si, ajo që bën dhe vendos, të pranohet prej popullsisë serbe. Nëse ka propozime të drejta, ato do të zbatohen. Nëse konsiderohen të padrejta, do të jetë më e vështirë. Është gjithmonë ide e mirë që të konsultohen Brukseli dhe Uashingtoni, të dy kanë ambasadorë të mirë atje, për të gjetur zgjidhje si mund të jetojnë bashkë serbët me shqiptarët. Qeveria duhet të bëjë gjithçka për ta përmirësuar situatën. Sepse, në fund është me rëndësi për Kosovën. Për shtetësinë e saj, për sovranitetin. Sa më shpejt që zgjidhet kjo çështje, aq më shpejt Kosova do të ecë drejt institucioneve evropiane.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, dyshime për transport ar*mësh

Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, dyshime për transport ar*mësh

3 orë më parë
Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

Reali me fitore të thellë ndaj Cityt, bindës edhe Parisi e Bodo/Glimt

3 orë më parë
Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK

Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK

4 orë më parë
Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme

Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH