Ndeshja e fundit e javës së 23-të në Serie A shënoi rikthimin te fitorja për Lazion në kampionat. Golat e Zaccagnit (me asistin e Elsied Hysajt 41’) dhe Castellanos (64’) i dhanë ekipit bardhekaltër një fitore 2-1 ndaj Cagliarit në Unipol Domus.
Vendasit barazuan përkohësisht me Piccoli (56’), por Lazio u tregua cinike në momentet vendimtare.
Me këtë sukses, skuadra e trajnerit Baroni kalon sërish Juventusin dhe Fiorentinën në renditje, duke u rikthyer në vendin e katërt. Tani Atalanta ndodhet 5 pikë larg.


























