Në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”, ku morën pjesë FSK-ja dhe përfaqësues nga gjashtë shtete partnere, triumfuan Endrit Shatrolli nga Kosova dhe Jan Vançer nga Kroacia. Gara, e cila u vlerësua për profesionalizëm dhe ndërveprim, synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit mes ushtrive mike.
Endrit Shatrolli nga Kosova dhe , Jan Vançer, nga Kroacia janë shpallur garuesi më të mirë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025” garë kjo e zhvilluat në disa disiplina ku pjesëmarrës ishin ushtarët e FSK-së dhe të 6 shteteve partnere
“Gara ka shkuar mirë ka qenë sfiduese gjithçka profesionale dhe ndihem shumë i kënaqur që kam marr vendin e parë për vitin 2025 si ushtari më i mirë për mua është nder dhe privilegj”, tha Shatrolli.
“Gara ishte e mirë jam i nderuar që morra pjesë në këtë garë dhe inkurajojë të gjitha vendet e tjera që ta marrin pjesë në këtë garë ishte sfiduese por ishte kënaqësi të isha pjesë gare”, tha Vançer.
Mbajta e kësaj gare e cila ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe krijimi i miqësive u konsideruar lartë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
“Bashkëpunimi ndërveprueshmëria afrimi dhe vlerat që këmbeni ndërmjet veti e arsyetojnë këtë punë dhe këtë aktivitet kaq të rëndësishme”, tha Shemsi Syla, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Mbrojtjes.
“FSK-ja çdo vit është duke u zhvilluar në përputhje me planin tonë gjithëpërfshirës të arritjeve të kapaciteteve tona edhe kjo garë është pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe rrugëtimit tonë të përbashkët me të gjitha shtetet mike tona”, tha Enver Cikaqi, zëvendëskomandant i FSK-së.
“Kjo garë do të ishte e pa mundur të realizohet pa ndihmën dhe përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar nga instruktorët e FSK-së të cilët me plot përkushtim ndershmëri dhe korrektësi dhe integritet kanë realizuar këtë garë”, tha Bedri Zuka, FSK.
Gara e ushtarit më të mirë mbahet që nga viti 2014 dhe në të marrin pjesë ushtritë e shteteve partnere me FSK-në.
























