Aktualisht anëtari i Kryesisë së PDK-së, e më parë edhe ushtrues detyre i kryetarit, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të jetë kandidat për kreun e partisë, por këtë e ka kushtëzuar me shtyrjen e Konventës së partisë, gjatë të cilës do të zgjidhet kryetari i ri pas dorëheqjes së Memli Krasniqit më 12.11.2025.
PDK ka paraparë që Konventa të mbahet më 17.11.2025.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Hoxhaj tha se kërkon shtyrjen për së paku një javë mbajtja e Konventës së PDK-së.
“Konventa e ardhshme nuk është një konventë ku unë garoj për karrigen e kryetarit. Unë po ftoj kryesinë e PDK-së që të ma japë të drejtën që të marr besimin e delegatëve, që të ketë një proces politik, që të ketë një javë më shumë. Çka ndryshon një javë më shumë: që të ketë debat politik, që të ketë prezantim të platformave” – deklaroi Hoxhaj.


























