Presidenti Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur.
Erdoğan: Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza. Ky shtet i tërbuar, ky shtet terrori, herët a vonë do t’i vë syrin Anadollit me iluzionin e një toke të premtuar.
Erdoğan: Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Hamasit, i cili lufton edhe për pavarësinë e territoreve të veta edhe mbron Anadollin.
Erdoğan: Vendosja jonë në shënjestër nga vrasësit sionistë nuk është diçka për t’u frikësuar apo për t’u shmangur, por një medalje nderi që do ta mbajmë me krenari në gjoks.
Erdoğan: Disa njerëz me ndërgjegje të dobët janë shqetësuar për shkak se ne trajtuam të plagosurit që vijnë nga Palestina. Ky shtet ka fuqi për të shëruar plagët e të plagosurve.