Presidenti Recep Tayyip Erdoğan priti vajzën palestineze Rahaf dhe vëllain e saj Mohammed Khalil Salman, të cilët u plagosën në Gaza dhe më pas u trajtuan në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pritja në Kompleksin Presidencial ka qenë e mbyllur për media.
Vajza palestineze 11-vjeçare, Rahaf dhe vëllai i saj 13-vjeçar, Mohammed Khalil, u plagosën nga copat e një rakete izraelite që ra në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, më 6 gusht 2022.
Rahaf dhe Mohammed, të cilët u sollën në Türkiye me avionin e ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë të Türkiye-s më 18 gusht 2022, me urdhër të presidentit Erdoğan, u trajtuan në spitalin e qytetit të Ankarasë.