Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi Izraelin në sytë e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili ishte në Stamboll për një vizitë shtetërore.
“Izraeli po i vijon masakrat mizore, Netanyahu po i vijon ato. Aq shumë drejtues po bëhen martirë saqë duket se po e bëjnë për qejf. Perëndimi po feston. Duke nisur nga sjellja e Shteteve të Bashkuara nuk ndryshon shumë dhe po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Për Izraelin nuk është fare punë e vështirë për të marrë armë, municione, makina dhe mjete të tjera. Me këto mjete Izraeli vijon masakrat në rajon”, tha Erdogan.
Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konflikteve me Hamasin dhe Hezbollahun. Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut, duke shkaktuar evakuime masive në Liban.