Avokati, Arianit Koci, njëherësh i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit të pajetë të të ndjerit, ka bërë të ditur se tashmë është dhënë strishoja e nënës së Hajrizit.
Koci tutje thekson se tani nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi pas kryerjes së analizës së strishos.
“Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, tha Koci.