Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendosen sanksione ndaj liderit të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të tija secesioniste që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.
Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme, David McAllister, raportues për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.
“Nuk mund të tolerojmë më secesionistët dhe mbështetësit e tyre që në mënyrë sistematike të rrezikojnë Bosnje e Hercegovinën”, është thënë në deklaratën e tyre.
Ata kanë dënuar vendimin e Asamblesë së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë për të mos pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilin vendim e konsiderojnë sulm direkt nja rendit Kushtetues dhe ndaj marrëveshjes së Dejtonit.


























