Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, ka reaguar pasi NATO ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e një mijë trupave serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
Dzhambaski ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë.
Politikani bullgar ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksandër Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit, duke shtuar se nuk duhet të lejohet përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski në “Twitter”.
#Kosovo is a sovereign state and #Serbia must respect that. Vucic’s chauvinism resembles #Putin‘s actions, but we must not allow an escalation of the conflict and the opening of a front in the #WesternBalkans. https://t.co/sMncKMc7W1
— Джамбазки (@djambazki) January 10, 2023