Shërbimi i Sigurisë Parlamentare (PSS) ka bllokuar ndërtesën East Block në Kodrën e Parlamentit në Kanada.
Njoftimi i bllokimit iu dërgua punonjësve që punojnë në Parlament.
Atyre iu tha që menjëherë të kërkonin mbulim në dhomën më të afërt, të mbyllnin dhe të kyçnin të gjitha dyert dhe të fshiheshin, përcjell Telegrafi.
“Ju lutemi qëndroni larg deri në njoftimin e mëtejshëm. Mos iu afroni zonave të mbyllura”, tha PPS.
“Prisni udhëzime të mëtejshme nga shërbimet e urgjencës”, shtuan ata.
Policia e Otavës shkroi në rrjetet sociale se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në Kodrën e Parlamentit dhe paralajmëroi qytetarët që të shmangnin zonën.
Sipas Radio Canada, një burrë ka hyrë në hollin e ndërtesës së parlamentit dhe kërcënoi.
Ndryshe, parlamenti aktualisht është shpërbërë për shkak të zgjedhjeve federale, që do të thotë se ka shumë pak aktivitet në Kodrën e Parlamentit.