Familja e Liridon Rexhepit e bindur se ai është i pafajshëm

Turqia e ka arrestuar një person me emrin Liridon Rexhepi, që dyshohet se ishte udhëheqës i rrjetit financiar të Mossadit izraelit, por familja e tij është e bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen, përcjell KosovaPost.

Avokati Arianit Koci, tashmë përfaqësues i familjes Rexhepi, ka publikuar në Facebook, një deklaratë të familjes në të cilën thuhet se “asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni”.

“Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll. Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.  Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci”, thuhet në porosinë e familjes, të cilën e ka përcjellë avokati Arianit Koci në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika