Policia e Kosovës njofton se njësiti ILECU-FAST KOSOVA, me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë një shtetas 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me inicialet A.H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj të njëjtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.