Faton Peci ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit, përcjell KosovaPost.
Peci tha se Mehmetaj e ka ofenduar rëndë gjatë një emisioni televiziv duke e quajtur “kriminel” dhe duke e krahasuar me Sllobodan Millosheviqin.
Ai theksoi se ky krahasim përbën fyerje dhe nxitje të urrejtjes, duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të familjes.
Peci paralajmëroi se, përveç kallëzimit penal, do të paraqesë edhe ankesë në KPM ndaj RTV Dukagjinit për, siç tha ai, “fushatë të orkestruar denigrimi e shpifjes” ndaj tij.
Postimi i plotë:


























