Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News 24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Lubonja theksoi se protesta e sotme ishte e drejtë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur barazpeshë në forcë.
“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët.
Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.
Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit.
Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur barazpeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike” – tha Lubonja.