FBI-ja është duke bërë kërkime në shtëpinë e presidentit amerikan, Joe Biden, në Delaware, si pjesë të hetimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara që i janë gjetur atij, kanë bërë të ditur avokatët e tij.
Siç raporton CBS hetimet po kryhen për të gjetur prova lidhur me dokumentet e klasifikuara që janë gjetur në disa lokacione që i përkasin Bidenit.
Në një deklaratë për media, avokatët e presidentit Biden, kanë thënë se kërkimi “ishte i planifikuar”, me mbështetjen e plotë të presidentit.
FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk pranuan të komentojnë lidhur me këto hetime.
FBI kontrolloi zyrat e Qendrës Penn Biden në Uashington në mes të nëntorit, raportoi CBS News të martën. Avokatët e presidentit më pas gjetën dokumente të tjera me shenja klasifikimi në rezidencën e tij kryesore në Wilmington, Delaëare, në dhjetor, megjithëse ky zbulim nuk u zbulua deri në janar.