Një grua në Ferizaj dyshohet se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur.
Viktima si pasojë e plagëve i është ofruar ndihma mjekësore.
Ndërkohë, në raportin ditor është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./