FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku vendin e parë ashtu si para 2 muajsh e mban po Brazili me 1840.77 pikë.
Në vendin e dytë kemi ndryshime, pasi me fitoren e Kupës së Botës, Argjentina tashmë renditet e dyte me 1838.38 pikë, ndërkaq Franca ka rënë një shkallë më poshtë në podium duke u pozicionuar si e treta tashmë me 1823.39 pikë.
Përsa i përket Kombëtares tonë nuk ka ndryshime, teksa renditet në vendin e 66-të me 1353.03 pikë, ndërsa kombëtarja e Kosovës ndodhet në vendin e 107-të, me 1187.02 pikë
Top 10 renditjet janë si më poshtë:
Brazili (1840.77 pikë);
Argjentinë (1838.38);
Franca (1823.39);
Belgjika (1781.3);
Anglia (1774.19);
Holanda (1740,92);
Kroacia (1727,62);
Itali (1723,56);
Portugalia (1702,54);
Spanja (1692.71).