Një tërmet, i paraprirë nga një zhurmë e fortë dhe e zgjatur e zhyti në frikë popullsinë e Campi Flegrei mbrëmjen e së premtes 30 gusht.
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur jugun e Italisë mbrëmjene sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Napoli, ndërsa thellësia fokale 2 kilometra dhe ndodhi në orën 21.23, raporton noa.al.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale në tërmetin me epiqendër në zonën e Via Pisciarelli.
Por sipas mediave italiane pavarësisht magnitudës së ulët lëkundjet janë ndier të forta pasi thellësia ka qenë e vogël. Për më tepër kohëzgjatja e tërmetit ishte e konsiderueshme.
Dhe, ajo që ka frikësuar edhe më shumë qytetarët e Napolit dhe rrethinat periferike të Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta ishte zhurma e fortë që i parapriu, duke bërë që shumë banorë të dalin në rrugë, shkruan oranews.”Unë jetoj në katin e tetë, e ndjeva fort, dukej sikur lëkundeshim në një anije”, tha një banore.