Në Reçak kanë nisur homazhet në nderim të 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe 26 vjet më parë. Qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në Reçak.
Janë mbushur 26 vjet nga masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Kompleksin Memorial ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999.
Qytetarë nga gjithë Kosova po nderojnë martirët duke vënë kurora lulesh”.
Pranë varreve, si çdo vit, ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën.