Ka nisur protesta e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës të mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë. Protesta po mbahet për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Protestuesit po kërkojnë rritje të koeficientit, funksionalizim të këshillit ekonomiko social, kushtet si në shtetet e rajonit, kontratën kolektive, vendimin nga gjykata 0,5 për përvojën e punës, dialog social për realizimin e kërkesave, si dhe ndryshimin e aneks- kontratës kolektive për ruajtën e vendit të punës.
Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Atdhe Hykolli.
Pasi mbledhjes së masës në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, protestuesit vazhdojnë marshin deri te ndërtesa e Qeverisë.rtk.