Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë 2025, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës promovoi programin “Kujdesi në Grup për Prindërim”, i cili zbatohet në Kryeqytet nga institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNICEF-it në Kosovë.
Kryetari i Komunës se Prishtinës, Përparim Rama theksoi se rëndësinë e këtij programi.
“Kemi ardhur në Qendrën e Mjekësisë për trajnimet që kemi filluar për prindërit që kanë foshnjë të sapolindura, se si duhet me u kujdes për ta. Ky trajnim krijon mundësi që ta kemi një shoqëri më të shëndetshme”, ka thënë ai.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku tha se ky është programi i tretë me radhë që kryeqyteti ofron për prindërit.
“Kjo do të ndihmoj në forcim të rolit për përgatitjen e nënave për një jetë më të shëndetshme”, tha ai.