Sot është bërë hapja solemne e Kongresit të VII-të të Mjekësisë, shkruan KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Gramoz Bunjaku, Specialist i Sëmundjeve Infektive duke thënë se filluan zyrtarisht punimet e këtij eventi shkencor.
Postimi i plotë:
Me hapjen solemne të Kongresit të VII-të të Mjekësisë filluan zyrtarisht punimet e këtij eventi shkencor.
Gjatë ceremonisë u nderua doajenja e sëmundjeve infektive, Prof. Sadije Namani, me Dekoratën e Nderit “Dr. Ali Sokoli” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Nesër dhe pasnesër, kongresi vijon me punime shkencore të prezentuara nga ligjërues kombëtarë dhe ndërkombëtarë.


























