Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Helikopterët ushtarak serb mbi Preshevë”, Rexhepi: Banorët kanë frikë të shkojnë në shtëpi

    “Helikopterët ushtarak serb mbi Preshevë”, Rexhepi: Banorët kanë frikë të shkojnë në shtëpi

    Trump do që Evropa të marrë drejtimin me Rusinë në të ardhmen

    Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

    Kurti udhëton për Vatikan, të enjten takon Papa Françeskun

    Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

    Haxhiu viziton Tërnavën, uron qytetarët për Fitër Bajramin

    Haxhiu viziton Tërnavën, uron qytetarët për Fitër Bajramin

    Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

    Dëshmia tronditëse kundër Vuçiç, gazetari: Si i vriste fëmijët me snajper, ja çfarë pritet të zbulohet

    Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

    Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

    Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

    Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Financial Times”: Serbia mbyll sytë ndaj faktit se armatimi po i përfundon në Ukrainë

22 Qershor 2024, 13:47
në Lajme
“Financial Times”: Serbia mbyll sytë ndaj faktit se armatimi po i përfundon në Ukrainë

In this photo provided by the 24th Mechanised brigade press service, Ukrainian soldiers fire 120 mm mortar towards Russian position on the front line at Chasiv Yar in Donetsk region, Ukraine, Friday, June 21, 2024. (Oleg Petrasiuk/Ukrainian 24 Mechanised brigade via AP)

Share on FacebookShare on Twitter

Serbia ka rritur në mënyrë diskrete shitjet e municioneve drejt perëndimit, të cilat përfundojnë duke forcuar mbrojtjen e Ukrainës – edhe pse vendi është një nga dy vendet e vetme evropiane që nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Llogaritë që i ka bërë “Financial Times” tregojnë se eksportet e municioneve të Serbisë që kanë shkuar në Ukrainë nëpërmjet palëve të treta shkojnë në rreth 800 milionë euro – një shumë që presidenti Alleksandar Vuçiq tregoi se ishte gjerësisht e saktë – që nga nisja e pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në 2022. Ai e paraqiti situatën si një mundësi biznesi, duke këmbëngulur se ai nuk do të merrte anën në luftë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është një pjesë e ringjalljes sonë ekonomike dhe e rëndësishme për ne. Po, ne e eksportojmë municionin tonë”, tha ai në një intervistë. “Ne nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo në Rusi…por ne kemi pasur shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë e të tjerë. Ajo që ata bëjnë me këtë në fund është puna e tyre”.

“Edhe nëse e di [ku përfundon municioni], kjo nuk është puna ime. Detyra ime është të siguroj faktin që ne merremi legalisht me municionet tona, që ne t’i shesim ato…Unë duhet të kujdesem për njerëzit e mi, dhe kaq. Kjo është gjithçka që mund të them. Ne kemi miq në Kiev dhe në Moskë. Këta janë vëllezërit tanë sllavë”.

I pyetur nëse shifra prej 800 milionë euro ishte “e saktë”, ai tha jo gjatë një viti, por “ndoshta pas dy apo tre vjetësh, ashtu diçka”.

Serbia nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, dhe populli i saj prej kohësh ka pasur një lidhje sentimentale me Rusinë, ndërkohë që është inatosur me perëndimin pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi vendin e tyre në vitin 1999. Beogradi gjithashtu mbështet në Moskë që të bllokojë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ish-provinca serbe e njohur nga shumica e shteteve perëndimore, por e cila është bllokuar nga anëtarësimi në OKB nga Rusia dhe Kina.

Vuçiqi i ka rezistuar presionit perëndimor për të miratuar regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka lejuar që fluturimet ruse të vazhdojnë, edhe pse ai thotë se është i përkushtuar që vendi i tij të bëhet anëtar i BE-së. Ai gjithashtu ka kërkuar të mbrojë bastet e tij dhe të mbajë një distancë midis tij dhe presidentit rus Vlladimir Putin.

“Evropa dhe ShBA-ja kanë punuar me vite për të distancuar Vuçiqin nga Putini”, tha një diplomat perëndimor, duke shtuar se një lojtar vendimtar ishte ambasadori i ShBA-së Christopher Hill, i cili mbërriti në Beograd një muaj pas pushtimit në shkallë të gjerë.

“Të gjithë prisnin që [Hill] të luftonte me Vuçiqin, por agjenda e tij e vetme ka qenë distancimi i Beogradit nga Moska”, tha diplomati. “Ai ia ka dalë. Vuçiqi nuk e ka takuar, madje as nuk e ka telefonuar Putinin prej vitesh. Dhe sigurisht që është çështja e dërgesave të armëve që përfundojnë në Ukrainë”.

Për perëndimin, kërkimi i mbështetjes për Ukrainën është bërë më i rëndësishëm sesa shtytja e liderit nacionalist të Serbisë për reforma demokratike, thanë analistët. “Vuçiqi e fsheh nën qilim se ka mbështetje – por jo drejtpërdrejt – për Ukrainën”, tha Ivan Vejvoda, një bashkëpunëtor në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë. “Ai flet në mënyrë të paqartë. Është e qartë se ai nuk dëshiron ta pranojë këtë – ai dëshiron të mbajë të lumtur të djathtën e tij ekstreme – ndërsa në fakt Serbia i ka [ofruar] ndihmë masive Ukrainës kundër Rusisë”.

Serbia kishte një industri në zhvillim armësh gjatë Luftës së Ftohtë, kur ishte pjesë e Jugosllavisë, dhe është një prodhues i kalibrave të municioneve të standardit sovjetik që ende përdoret gjerësisht në forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo po i bashkohet gjithashtu një tendence globale për të rritur shitjet e armëve në një kohë kur Rusia ka nisur një ekonomi lufte që ka rritur prodhimin më shpejt se aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Vuçiqi tha se Serbia ka një mundësi të artë pasi armët e saj ishin më të lira se në perëndim, duke shtuar se shkalla e eksportit të përgjithshëm të municioneve të Serbisë mund të rritet.

“Rusët bënë një punë të madhe për rinovimin dhe ringjalljen e prodhimit të tyre të armatimit. Ata e bëjnë atë me shpejtësi, por kur duhet të fitosh ekonomikisht, atëherë nuk është e lehtë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

“Në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani, nuk mund të thuash tani se do të prodhosh një tank tjetër pa fituar para… Dhe ne jemi mirë sepse njerëzit tani e shohin [që jemi më të lirë]”.

Pjesëmarrja e Serbisë në fluksin e municioneve në Ukrainë është mjaft e fshehur sa të dhënat zyrtare nuk e pasqyrojnë atë, sipas diplomatëve dhe analistëve. Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, i cili monitoron mbështetjen për Ukrainën, nuk ka gjurmuar drejtpërdrejt aktivitetet serbe dhe nuk ka hasur në prova sistematike të kontributeve serbe, tha Christoph Trebesch, i cili kryeson nismën.

Ministri serb i financave Sinisha Malli tha se industria e mbrojtjes, e cila punëson 20,000 njerëz në vendin me 7 milionë banorë, mund të zgjerohet me shpejtësi.

“Unë e shoh atë si një grup biznesi”, tha ai. “Mendoj se jemi ende shumë nën kapacitetet e vendeve më të zhvilluara, por tani është koha”

Etiketat: ArmatimiRusiserb
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndaluar “flotën hije” të Rusisë

10 muaj më parë
Trump: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Trump: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

10 muaj më parë
Pse Trump po këmbëngul në një paqe të shpejt në Ukrainë?

Trump mund t’i bashkohet bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

10 muaj më parë
Protesta masive në Bratislavë kundër Ficos: Sllovakia është Evropë, jo Rusi

Protesta masive në Bratislavë kundër Ficos: Sllovakia është Evropë, jo Rusi

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH