Është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, politikani serb Aleksandar Arsenijeviq bashkë me një person tjetër. Kështu ka mësuar Klankosova.tv nga burimet e saj.
Arsenijeviq i kishte fishkëlluar kryetari të Mitrovicës, Erden Atiq, dhe kabinetit të tij.
Për këtë Klankosova.tv e kontaktoi Veton Elshanin, zëvendësdrejtorin e policisë në Mitrovicën e Veriut.
“Janë arrestuar dy persona për veprën penale ‘Prishje e rendit publik’”, ka thënë Elshani.