Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

    Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

    Çitaku: Ditë e natë në këmbë për Kosovën

    Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar

    Haxhiu në 28-vjetorin e rënies së Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit: Ashtu pranë njëri-tjetrit e bënë gjithë rrugën e tyre çlirimtare

    GJKKO cakton masën e “Arrestit në shtëpi” dhe pezullon nga detyra shefen e SHISH, Vlora Hyseni

    Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen

    Kurti takohet me Georgievën, në fokus ekonomia dhe FMN-ja

    Kush është kosovarja Vlora Hyseni, drejtuesja e SHISH që u pezullua nga detyra për dosjen “AKSHI”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lavrovi e përmend Kosovën në përpjekjen për t’i legjitimuar qëndrimet kundër Perëndimit

16 Dhjetor 2024, 15:03
në Botë, Lajme
Lavrovi e përmend Kosovën në përpjekjen për t’i legjitimuar qëndrimet kundër Perëndimit
Share on FacebookShare on Twitter

Më 6 dhjetor 2024, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në një intervistë të dhënë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, pjesë të së cilës u publikuan nga agjenci shtetërore ruse, hodhi akuza të ashpra ndaj SHBA-së lidhur me zgjedhjet në Gjeorgji.

Sipas Lavrovit, SHBA-ja po injoron raportin pozitiv të OSBE-së për procesin zgjedhor në Gjeorgji, sepse nuk i pëlqejnë rezultatet. Në përpjekjen për t’i legjitimuar qëndrimet anti-perëndimore dhe për të kontestuar rolin e SHBA-së, Lavrovi e ka përmendur edhe Kosovën.

Agjencia Shtetërore Ruse Tass ka publikuar artikullin me titull: “Lavrov – SHBA-së nuk i pëlqejnë rezultatet e zgjedhjeve gjeorgjiane, prandaj e injoron raportin e OSBE-së ”. Aty, ministri rus, brenda një fjalie, e përfshin Kosovën dhe Gjeorgjinë.

“Kur OSBE-ja monitoronte zgjedhjet, kur ajo monitoronte zgjedhjet në Rusi, ata gjithmonë ishin shumë negativë, ashtu si dhe në vende të tjera, Bjellorusi, Kazakistan. Këtë herë, në Gjeorgji, misioni i monitorimit i OSBE-së paraqiti një raport pozitiv. Dhe po injorohet. Pra, kur keni nevojë për miratimin e procedurave, e bëni atë kur ju pëlqejnë rezultatet e zgjedhjeve. Nëse nuk ju pëlqejnë rezultatet e zgjedhjeve, e injoroni. Është njësoj sikurse Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kur e njohën shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, që thanë se kjo që po zbatohet është vetëvendosje”, ka thënë Lavrovi.

Përveç Tassit, intervistën e plotë e ka publikuar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Përmendja e Kosovës në këtë kontekst nuk ka si qëllim një analizë objektive të situatës, por synon të minojë legjitimitetin e SHBA-së si akter kryesor në politikën globale dhe të delegjitimojë mbështetjen për Kosovën.

Rusia përdor çështjen e Kosovës për të ndërtuar një narrativë sipas së cilës ndërhyrjet e SHBA-së, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës, kanë krijuar precedentë që destabilizojnë rendin ndërkombëtar.

Lavrovi spekuloi edhe me qëndrimin amerikan lidhur me zgjedhjet në Gjeorgji. Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, përmes një deklarate, ka përmendur vlerësimin pozitiv që kanë dhënë vëzhguesit ndërkombëtarë, tek shtoi se kanë vërejtur “parregullsi dhe dhunë sporadike”. “Ne e dënojmë çdo shkelje të normave ndërkombëtare dhe bashkohemi me thirrjet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas për një hetim të plotë të të gjitha raporteve për shkelje të lidhura me zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e Blinkenit. Edhe Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka konstatuar parregullsi të shumta në zgjedhjet e 26 tetorit në Gjeorgji.

Intervista e fundit e Lavrovit është vazhdimësi e deklaratave të zyrtarëve rusë, të cilët ngrenë pretendime të paqena kundër Kosovës sa herë u jepet rasti në konferenca apo intervista për media të huaja.  Qëndrimin kundër Kosovës, Rusia e përdor si një element të politikës së saj për ta sfiduar Perëndimin dhe për t’i promovuar interesat e vet strategjikë në vendet fqinje, në këtë rast në Gjeorgji.

Më 20 shtator 2024, Lavrovi pati deklaruar se pavarësia e Kosovës u shpall pa asnjë referendum. Të njëjtën ditë ishte deklaruar edhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke e quajtur pavarësinë e Kosovës “të rreme”.

Vitin e kaluar, në Shkup, u mbajt takimi i OSBE-së, i cili mblodhi ministrat e Punëve të Jashtme të 57 anëtarëve të kësaj organizate, me seli në Vjenë. Aty mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ku sërish e shfrytëzoi rastin për ta akuzuar BE-në, NATO-n e OSBE-në, se kinse ushtruan agresion ndaj një vendi të pavarur në vitin 1999, kur vendosën ta bombardojnë Serbinë. Ai përsëriti narrativën konstante se “Kosova iu mor me dhunë Serbisë”, tek arsyetoi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 30 shtator 2022, i pati shpallur territore ruse katër rajone të Ukrainës.  Ai pati tërhequr paralele mes Kosovës dhe rajoneve të aneksuara. Madje, në vitin 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë i është referuar specifikisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për Kosovën, për të justifikuar se deklarata e pavarësisë së rajoneve të Ukrainës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, ata tentojnë ta barazojnë pavarësinë e Kosovës me aktet e ndërhyrjes ruse në rajonet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Rusia bën pjesë në mesin e akterëve të jashtëm malinjë që ka për synim nxitjen e tensioneve edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e paraqitur Kosovën dhe shumicën shqiptare si armiqësore ndaj serbëve.

Lidhur me rreziqet që u kanosen Kosovës dhe rajonit nga akterët e huaj, ka komentuar së fundi edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Më 10 dhjetor 2024, në konferencën për integritetin e informacionit DISICON, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ai tha se: “ka akterë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës, duke shfrytëzuar përçarjet etnike. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë Hovenier.g.e.

Etiketat: KosovëSergey Lavrovshba
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

1 vit më parë
Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

SHBA ndërmerr hapat e parë për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH