Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbrëmë bëri thirrje për solidaritet nëpërmjet një video-mesazhi që u transmetua në kryeqytete evropiane dhe bëri bashkë mijëra njerëz.
Fjalimi i fuqishëm i Zelenskyt ndaj Evropës erdhi pas ditës së nëntë që Rusia nisi pushimin e saj të Ukrainës, teksa u transmetua nëpërmjet “Zoom” në qytete në të gjithë Evropën, duke përfshirë Bratislavën, Frankfurtin, Pragën, Lionin, Tbilisin, Vjenën dhe Vilniusin, sipas CNN.
Zelensky është i sigurt që Ukraina do të fitojë dhe se kjo do të jetë fitore për të gjithë botën demokratike.
“Nëse ne do të biem, ju do të bini, kështu që ju lutemi mos heshtni, mos i mbyllni sytë për këtë. Nëse fitojmë dhe jam i sigurt se do të fitojmë, kjo do të jetë fitorja për të gjithë botën demokratike. Kjo do të jetë fitorja e lirisë sonë. Kjo do të jetë fitorja e dritës mbi errësirën, e lirisë mbi skllavërinë” tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu bëri homazhe për ata që kanë vdekur me një moment heshtje.
“Ata që po bëjnë vepra heroike në zona të ndryshme duke mbrojtur vendin e tyre dhe kanë dhënë jetën për këtë”, shkruan klan kosova.“Ata po mbrojnë Evropën tuaj dhe po përshëndesin njëri-tjetrin, duke i uruar njëri-tjetrit shëndet të mirë…kjo është zemra jonë, kjo është zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër të keqes”, shtoi Zelensky.
Ukrajinsky prezident @ZelenskyyUa na Vaclavaku🙏🏻🇺🇦#StandWithUkraine pic.twitter.com/sGzIP9dfoq
— Lukas Biba (@bibalukas) March 4, 2022