Policia në Pejë ka njoftuar se dje gjatë një fjalosje mes dy personave, njëri prej tyre e ka nxjerrë armën e zjarrit.
Presoni që shtiu i janë sekuestruar një armë, një karikator dhe 30 fishekë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me personin e dyshuar i njëjti pranon se posedon edhe armё, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё sekuestruar:
Njё (1) Armё pistoletё me gas ISSC cal:9mm
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Tridhjetё (30) fishekё cal:9mm
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurë tё rregullt.