Gjatë mbrëmjes së kaluar ushtria ukrainase ka shkatërruar 18 nga 24 dronët rusë që synonin objekte të ndryshme në Ukrainë.
Armiku përsëri sulmoi me Shaheds nga veriu (rajoni i Bryansk) dhe nga jugu – bregun lindor të Detit Azov, thuhet në një deklaratë të forcave të armatosura të Ukrainës.
“Kësaj radhe, Forcat Ajrore, në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore e komponentëve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, shkatërroi 18 UAV-të sulmuese”, njoftojnë autoritetet ukrainase.
Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka dhënë detaje shtesë rreth sulmeve të fundit të rusëve.
“Mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë dronët e synuar në Kiev dhe 12 nga 15 dronët e synuar në Odesa. Tre prej tyre goditën një konvikt universiteti në Odesa. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”, pohoi ai.
Ndryshe, nuk pati viktima civile apo dëmtime në ndërtesa banimi.