Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se më 15 dhe 16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përcjell Kosova Post.
Ndërsa kujton datën e forumit , presidentja nër të tjera shprehet se edicioni i dytë fokus do të ketë parandalimi i dhunës dhe garantimi i sigurisë për gratë e vajzat.
“Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”.
“Shihemi së shpejti”, u shpreh presidentja Osmani.