Sulmi terrorist në Banjska ende nuk ka marrë një epilog, përkundër se institucionet e Kosovës kanë paraqitur fakte se shteti i Serbisë është i implikuar në këtë rast.
Analisti i sigurisë, Avni Islami në “Facebook” ka publikuar një fotografi ku ka bërë me dije se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.
“Në këtë foto, shihet djali i Aleksandër Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq. Fotografia është realizuar në ‘Bajova kula Beach Bar & Restaurant; në Mal të Zi. Sqarim në foto 1, 2 dhe 3: 1.Lazar Radenkoviq. 2. Danijel Djukiq (njeri nga personat më të afërt të M. Radoiçiq). 3. Marko Djukic (vëllai i Danijel Djukiq, i cili gjithashtu kujdeset për sigurime personale të familjes se M. Radoiçiq, respektivisht djalit të tij, Petar Radoiçiq)”, ka shkruar Islami.