Kristi Kelly Grovier, ka zgjedhur 15 fotografitë më të mira të vitit 2021. Përzgjedhjen e publikuar nga BBC.
FJALIMI I KONFERENCËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, TUVALU, NËNTOR 2021
Duke iu drejtuar konferencës së OKB-së në Glasgou, ministri i Jashtëm i Tuvalusë (shtet ishullor i Paqësorit), Simon Kofe, qëndroi në ujë i veshur me kostum e para një foltoreje, për të treguar se si rritja e niveleve të detit dhe kriza klimatike kërcënojnë kombin e tij. (Reuters)
SKULPTURA, ITALI, 2021
Një foto interesante që kinse përshkruan shpikjen e testit të koronavirusit, u përhap në mënyrë virale në mediat sociale, në nëntor të këtij viti. Në fakt, skulptura paraqet verbimin e ciklopit Polifem që mbante Odisenë dhe shokët e tij në shpellë. (Alamy)
AEROPLANI I FORCAVE AJRORE AMERIKANE, AEROPORTI I KABULIT, GUSHT 2021
Kur talebanët futen në kryeqytetin afgan, më 15 gusht, aeroplani që erdhi nga katari ishte shpresa e fundit për evakuim për shumë afganë. (Alamy)
ASTRONAUTËT, IZRAEL, 2021