Federata e Ping-Pongut të Kosovës do të fillojë aktivitetet për vitin 2022 me turneun e seniorëve “Dita e Pavarësisë”.
Ky turne do të organizohet në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj me 20/02/2020 duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur kjo federatë. Turneu është paraparë të jetë i sistemit të hapur me kusht që nuk do të ketë masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë, në këto raste Bordi i FPPK-së do të vendosë për numrin e pjesëmarrësve sipas propozimit të komisionit të garave.
Paraqitjen e lojtarëve mund të bëhet deri të mërkurën me 16 shkurt në ora 16:00 Shorti do te hidhet të enjten me 17 shkurt nga ora 20:00 përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.