Sipas autoriteteve të rajonit Var, gjashtë rrugë janë mbyllur për shkak të zjarrit dhe më shumë se 400 zjarrfikës po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, transmeton Kosova Post.
Zjarret që shpërthyen javën e kaluar në rajonin Var, në jug të Francës, janë vënë nën kontroll, por ende nuk janë shuar, shkruan AA.
Sipas autoriteteve të rajonit Var, gjashtë rrugë janë mbyllur për shkak të zjarrit dhe më shumë se 400 zjarrfikës po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit.
Shtohet se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se shkak i zjarrit mund të jetë një bisht cigareje i hedhur buzë rrugës.
Deri më tani, dy persona kanë vdekur, ndërsa 19 kanë ndjerë efektet e tymit. Të paktën shtatë zjarrfikës u lënduan derisa luftuan me zjarrin që përfshiu një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.
Gati 10.000 vendas dhe shumë njerëz në kampe përgjatë bregdetit u evakuuan për shkak të zjarrit.
Zjarri pyjor shpërtheu më 16 gusht pranë qytetit Gonfaron. Që atëherë, qindra zjarrfikës me mbështetje ajrore janë përpjekur të shuajnë zjarrin.