Agjencia Japoneze e Shërbimeve të Imigrimit ka vendosur t’i japë statusin e refugjatit futbollistit të Mianmarit, transmeton Kosova Post.
Japonia ka vendosur t’i japë statusin e refugjatit futbollistit të Mianmarit, Pyae Lyan Aung i cili aplikoi për azil, shkruan AA.
Sipas transmetuesit publik NHK, është pranuar kërkesa për azil e portierit të kombëtares së Minmarit në futboll, Aung ku ai aplikoi në muajin qershor.
Agjencia Japoneze e Shërbimeve të Imigrimit ka vendosur t’i japë statusin e refugjatit futbollistit të Mianmarit.
Aung, i cili tregoi “3 gishta” para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës që luajti në Tokio në maj, nuk ishte kthyer në vend me ekipin e tij.
Aung, i cili aplikoi për azil në Japoni në qershor, nga agjencia u dërgua në periudhën e intervistës para azilit.
Sipas NHK, agjencia mori në konsideratë trajtimin e civilëve nga regjimi në Mianmar që e kundërshtuan regjimin ushtarak.
Në vendim thuhet se u arrit në përfundimin se Aung “mund të përballet me persekutim” nëse kthehet në vendin e tij.
Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Deri tani 965 persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit.