Avokati Tomë Gashi ka folur për takimin e 26 qershorit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe rezultatet që mund t’i sjellë për Kosovën.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se Kurti me punën e tij që është duke bërë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është duke u munduar që Kosova të mos humb territor.
“Albin Kurti duhet me qenë i kujdesshëm sepse pasojat mund të jenë të përjetshme. Atë çfarë po mundohet Albini është që Asociacionin që e kanë nënshkruar ata më herët, pra Albini është duke u munduar me mish e me shpirt është që ta zbusë atë situatë që Kosova të mos mbetet e tillë që me nënshkrimin e burrështetasve të Kosovës, që Kosova apo trojet shqiptare të tkurren”, ka thënë Gashi.