Ylli i Barcelonës, Gavi, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Camp Nou, deri në vitin 2026.
Barcelona ka konfirmuar se marrëveshja e re e reprezentuesit spanjoll përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, duke e bërë pothuajse të pamundur blerjen nga palët e interesuara si Liverpool dhe Manchester United.
Gavi do të nënshkruajë kontratën e re para tifozëve të klubit në stadiumin e Barcelonës, mbrëmjen e së enjtes, e cila do të pasohet nga një fjalim nga lojtari dhe presidenti Joan Laporta.
Kontrata e deritanishme e Gavit do të përfundonte në fund të sezonit, raporton Goal, transmeton kk.