Suksesi i THY ishte në rendin e ditës në shtypin gjerman. Shumë gazeta gjermane kritikuan Lufthansa-n, e cila në shumë sondazhe të saj e përshkruante si “Linja ajrore më e mirë”, transmeton KosovaPost.
Në mediat gjermane lajmi ishte titullar se Turkiye Airlines la pas Lufthansa.
“World Airlines Awards”, në organizimin që u mbajt për herë të 7-të këtë vit nga Skytrax me bazë të Mbretërisë së Bashkuar.
Gazeta gjermane der Spiegel në titullin e saj shkruan “THY kalon Lufthansa”.
Duke krahasuar në lajme dy kompanitë ajrore, Der Spiegel deklaroi se THY u ngjit në vendin e 7-të në renditjen botërore.
Ai kritikoi rënien e Lufthansa nga 9 në 15.
Artikulli thoshte: “Pyetja se cila linjë ajrore ju pëlqen më shumë, iu drejtua më shumë se 13 milionë njerëzve. Rezultati: Lufthansa vazhdon të rrëshqasë në listë.”
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Londër, Turkiye Airlines; “Linja ajrore më e mirë në Evropë”, “Kateringu më i mirë në botë i klasit të biznesit”./KosovaPost/.