Gazeta më e madhe izraelite, Haaretz botoi një editorial duke akuzuar kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për “kryerjen e një operacioni spastrimi etnik” në Gazën veriore.
Artikulli citon korrespondentin ushtarak të gazetës, i cili, pasi vizitoi zonën me forcat izraelite javën e kaluar, arriti në përfundimin se rajoni dukej se ishte goditur nga një “katastrofë natyrore”.
Kur u pyet nëse ushtria kryen të ashtuquajturat “Plani i gjeneralit”, i cili përfshin spastrimin etnik të zonës dhe vrasjen e palestinezëve që kanë mbetur, oficeri mohoi të dinte ndonjë gjë, duke këmbëngulur se ushtria “po vepronte sipas udhëzimeve të Komandës Jugore dhe Shefit të Shtabit”.
Ai shtoi se divizioni i tij po ridrejtonte ndihmën humanitare larg “zonës së pastruar” në Gazën veriore dhe në jug.
Forcat izraelite kanë ndaluar hyrjen e ushqimit, ujit dhe ilaçeve në veri të Gazës që nga fillimi i një ofensive të re të madhe në zonë – duke përfshirë Jabaliya, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun – në fillim të muajit tetor.
Komiteti i pavarur i Shqyrtimit të Urisë (FRC) paralajmëroi të shtunën se ekziston një “probabilitet i lartë që uria të jetë e afërt” në zonat e Gazës veriore.
Kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si armë kundër popullit të Gazës, duke këmbëngulur se uria e afërt është “e krijuar nga njeriu”.
Haaretz fajësoi drejtpërdrejt Netanyahun.
” Është e rëndësishme t’i thuash gjërat me emrin e duhur”, shkroi Haaretz, duke theksuar se dëbimi me forcë i banorëve të Gazës veriore po kryhet nën udhëheqjen e komandantëve që “u nënshtrohen direktivave të udhëheqjes politike: Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrit Mbrojtjes”.
“Në vend që të flasim për “Planin e Gjeneralit”, ne duhet të flasim për urdhrat e Netanyahut”, ka shkruar Haaretz.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor të vitit të kaluar pas sulmit terrorist të Hamasit. Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 42 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë