Mesditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK është futur gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu.
Në videon e siguruar nga gazetari i SYRI TV shihet kur Haxhiu, i cili mban një kapele në kokë, është futur në ambiente e prokurorisë anti-korrupsion.
Sipas medias nga Tirana akoma nuk dihet se cila është arsyeja e prezencës së gazetarit kontravers Baton Haxhiu në SPAK.