Një gazetar i të përjavshmes serbe që merret me hulumtime, “Radar”, deklaroi se ka marrë informacione nga policia se njësi të caktuara kishin refuzuar të rrihnin qytetarët.
“Natyrisht që diçka po ndodh në departamentin e policisë. Zakonisht në një tubim të tillë vendoset fillimisht xhandarmëria.
Ne po marrim informacione se disa njësi policore kanë refuzuar të rrahin qytetarët, ose se nuk kanë dashur të dalin në rrugë për të mos rrahur qytetarët. Është e qartë se diçka po ndodh në polici”, tha Cvijiq në N1, duke komentuar ndryshimet e fundit të brendshme në funksionimin e policisë