Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve, njëherësh edhe udhëheqësi i emisionit “PrimeTime” në televizionin Kanal 10, Xhemajl Rexha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në TV, raporton KosovaPost.
Ish-moderatori i emisionit, “Interaktiv” në KTV e ka bërë të ditur vetë lajmin se ka dhënë dorëheqje.
Me një postim në Facebook, ai shkruan se për momentin do të jetë i angazhuar vetëm si Kryetar i AGK.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar! Nga fundi i vitit të kaluar, kam përfunduar angazhimin tim në Kanal10. Ka qenë një përvojë e veçantë, dhe jam falënderues për bashkëpunimin me një grup të rinjsh entuziastë e të përkushtuar për profesionin. Për momentin, i gjithë angazhimi im do të fokusohet në punën në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK