Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka fituar çmimin “Grand Excellence 2024”.
Muhaxheri këtë çmim e fitoi me motivacionin “si udhëheqës lokal me reputacion të qëndrueshëm për një komunë me rëndësi kombëtare si Komuna e Pejës.
“Jam i nderuar të ndaj me ju lajmin se kam marrë çmimin prestigjioz Grand Excellence 2024, me motivacionin: Si udhëheqës lokal me reputacion të qëndrueshëm për një komunë me rëndësi kombëtare si Komuna e Pejës, si nxitës i bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve, dhe për urtësinë e treguar në zbutjen e konfliktualitetit politik, shoqëror dhe ndëretnik”, shkroi Muhaxheri, transmeton KosovaPost.
Tutje, Muhaxheri tha se ky vlerësim, mes 25 personaliteteve shqiptare të shquar në mbarë botën, sipas tij, është një pasqyrim i përpjekjeve të përbashkëta për ta bërë Pejën model bashkëjetese, mirëkuptimi e progresi.