Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë një tjetër huqje me flamuj duke e ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.
Ministria e Punëve të Jashtme ia ka uruar ditën e pavarësisë Andorrës, por në vend të flamurit të këtij shteti, e kanë vendosur flamurin e Moldavisë.
Por, pas më shumë se gjysmë orë, Ministria e Punëve të Jashtme e ka fshirë urimin ku vihet re gabimi dhe e ka bërë zëvendësimin e flamujve.
Kjo nuk është hera e parë që Donika Gërvalla ia huq me vendosjen e flamujve, ku më herët e kishte ngatërruar flamurin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara me atë të NATO-s.
Por, dallimi i vetëm në mes flamurit të Andorrës dhe ai i Moldavisë dallojnë vetëm në shenjën që është e vendosur në mes të flamurit, pasi që të tri ngjyrat në flamur, kaltër, verdh e kuq i kanë të njëjta.