Gërvalla: Kosova po flet vetë në CEFTA

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Europën Qendrore – CEFTA, përcjell KosovaPost.

Në një postim në platformën X , kryediplomatja Gërvalla tha se Kosova po flet vetë në CEFTA dhe jo UNMIK-u në emër të saj.

Ajo tha se sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar.

“Më në fund  dhe me të drejtë Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna e vështirë dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”,ka shkruar Gërvalla në X.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika