Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me kryediplomatin e ri grek, Giorgos Gerapetritis, pwrcjell “Kosova Sot Online”.
Gërvalla ka thënë se Greqia është një aktor kryesor në rajon me të cilën Kosova ndan një varg vlerash e qëllimesh.
“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë”, ka shkruar Gërvalla.


























