Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, beson se njohja e plotë ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për nacionalistët në Serbi se destabilizimi i fqinjëve si: Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është recetë për sukses.
“Njohja e Kosovës do të ishte një kontribut i madh, madje historik për stabilitetin dhe paqen”, tha shefja i diplomacisë kosovare, Gërvalla-Schwarz.
Kosova është ndryshe nga Bosnja dhe Hercegovina, siç tha ajo, “edhe pse ne kemi të njëjtat forca që po përpiqen të na fusin në telashe. Megjithatë, Kosova nuk është e ndarë në strukturën e qeverisë”.
“Më shumë se 94 për qind e qytetarëve tanë i përkasin një kombësie dhe Kushtetuta jonë është më e mira për pakicat në Evropë. Madje kemi të garantuar pjesëmarrjen në qeveri për minoritetet”, thotë Gervalla-Schwarz, shkruan Klix.ba.
Zbatimi i ligjit
Ajo thotë se Qeveria e Kosovës kontrollon dhe është e aftë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit, edhe në pjesën veriore, edhe ndaj strukturave të dhunshme kriminale që tentojnë të frikësojnë qytetarët serbë, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë të Kosovës që jetojnë në atë pjesë të vendit.
“Kjo është një pyetje e vërtetë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, dhe në lidhje me këtë edhe për Perëndimin: sa jemi të gatshëm dhe për sa kohë të tolerojmë një Rusi gjithnjë e më agresive dhe ndërmjetësve gjithnjë e më agresiv në Ballkan, në rangun nga Vuçiq e Daçiq e deri te Dodik”, thotë Gërvalla-Schwarz.
Perëndimi duhet të përgjigjet, thekson ajo, dhe nuk duhet të dështojë përsëri, siç bëri në mënyrë dramatike në vitet 1990 në rajon, dhe pas 1999 në lidhje me agresionin e Putinit kundër Gjeorgjisë në vitin 2008, Ukraina në vitin 2014, e cila përfundimisht çoi në luftë totale kundër Ukrainës në vitin 2022.
“Nëse ne si Perëndim dështojmë përsëri, Evropa mund të përfundojë përsëri në një luftë të madhe. Ose do të ndalojmë ata që bëjnë luftë dhe ata që kërcënojnë me luftë, si Putin, Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe ekstremistët e tjerë, ose shumë shpejt do të jetë shumë vonë”, paralajmëron Gërvalla Schwarz,