Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar kongresistin amerikan, Ritchie Torres, përcjell KosovaPost.
Gërvalla me Torresin folën për fuqizimin e partneritetit në programe konkrete dhe një rol më aktiv të Kongresit Amerikan rreth sfidave të Kosovës.
“Ministrja Gërvalla ndau me Kongresistin Torres edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, shkroi Gërvalla.
Postimi i plotë:
Fuqizimi i partneritetit në programe konkrete dhe një roli më aktiv i Kongresit Amerikan rreth sfidave të Republikës së Kosovës ishte tema thelbësore e bisedës me kongresistin demokrat, Ritchie Torres, i cili shquhet si mik dhe mbështetës i madh i Kosovës.
Me kongresistin Torres ndava edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.
Duke e falënderuar për mbështetjen e madhe, e njoftova kongresistin Torres edhe rreth mërgatës së Kosovës në SHBA, organizimin e mirëfilltë të tyre, rolin e madh në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik, si një urë e fortë mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.